Irani kritikon përkrahjen saudite për politikat anti-iraniane të Trump
Irani ka kritikuar ministrin e Jashtëm saudit Adel al-Xhubeir për mbështetjen e qëndrimit të Presidentit të SHBA Donald Trump mbi Iranin, duke këshilluar Riadin të rishikojë politikat e tij të jashtme.
"Zyrtarët sauditë duhet të rishikojnë qëndrimet dhe pozicionet e tyre, dhe në vend që të shprehin magjepsje ekstreme dhe të ekzaltohen me politikat konfuze dhe të pafrytshme të SHBA-ve të kundrejt Iranit, ata duhet të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kriza vendore dhe rajonale ku janë zhytur", deklaroi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi. Ai tha se populli saudit si dhe vendet e rajonit kishin rënë viktima të politikave "iluzioniste, të gabuara dhe sipërfaqësore" të Riadit dhe i kërkoi Arabisë Saudite që për hir të interesave të veta, të pranonte realitetet rajonale në terren pa ndonjë paragjykim . "Është shumë për të ardhur keq që ministri i Jashtëm saudit vazhdon të insistojë në ndjekjen e qasjeve të gabuara, të kushtueshme dhe joefektive të ndjekura nga vendi i tij gjatë viteve të kaluara dhe po vazhdon t’i bjerë daulles së tensionit, dhunës dhe të politikave shkatërruese ", tha Kasemi. Duke folur në një konferencë në Londër të martën, ministri i Jashtëm saudit tha se vendi i tij e mbështet qëndrimin e Trump mbi Iranin pasi ai vendosi të mos vërtetonte që Teherani po përputhej me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me grupin G5 + 1 në kundërshtim me aleatët e Uashingtonit dhe bashkësinë ndërkombëtare.