Irani vlerëson qëndrimin e Çekisë në mbështetje të marrëveshjes bërthamore
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Ceki ka vlerësuar qëndrimin e autoriteteve të këtij vendi në mbështetje të marrëveshjes bërthamore.
Ali Akbar Xhukar, në një takim që pati me presidentin e Çekisë foli mbi progreset në marrëdhëniet mes Iranit dhe këtij vendi dhe tha se niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve që nga viti 2014 është trefishuar. Ali Akbar Xhukar ditën e mërkurë u takua me presidentin e Çekisë për të dorëzuar letrat e tij kredenciale. Miloš Zeman, president i Çekisë në këtë takim vuri në dukje se diplomacia ekonomike është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve dhe shprehu kënaqësinë nga ngritja e nivelit të shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Çekisë me 35%. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet në janar të vitit 2016. Që nga ajo kohë Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij mirëpo Amerika është i vetmi vend nënshkrues i kësaj marrëveshjeje që shkel vazhdimisht zotimet dhe saboton marrëveshjen në fjalë. Donald Trump më 13 tetor nuk konfirmoi marrëveshjen bërthamore dhe i dha kongresit 60 ditë afat për të vendosur ose jo sanksione kundër Iranit në të kundërt do të tërheqë Amerikën në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore.