Reagimi i Iranit ndaj raportit të Asma Xhahangir
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61878-reagimi_i_iranit_ndaj_raportit_të_asma_xhahangir
Hasan Nezhad përfaqësuesi i Iranit në këshillin për të drejtat e njeriut në OKB duke reaguar ndaj raportit anti-iranian të reporterit të këtij këshilli mbi të drejtat e njeriut në Iran ka thënë se ky raport është krejtësisht fals, plot gabime dhe i trilluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2017 06:25 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj raportit të Asma Xhahangir

Hasan Nezhad përfaqësuesi i Iranit në këshillin për të drejtat e njeriut në OKB duke reaguar ndaj raportit anti-iranian të reporterit të këtij këshilli mbi të drejtat e njeriut në Iran ka thënë se ky raport është krejtësisht fals, plot gabime dhe i trilluar.

Në takimin e radhës të këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, është analizuar raporti i Asma Xhahangir përfaqësues i OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Në reagim ndaj këtij raporti z. Nezhad tha: Ky raport është përpiluar në kohën kur në të nuk është folur aspak mbi sanksione e njëanshme të vendosura nga Amerika kundër Iranit dhe mbi vrasjen e 17 mijë civilëve iranianë nga terrorizmit,. E vetmja fuqi për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Iran është populli iranian tha z,. Nezhad i cili shtoi se në këtë mes nuk ka vend për deklaratat e të huajve. Asma Xhahangir reporteri i OKB për çështjen e të drejtat e njeriut edh enjë herë ka kritikuar Iranin në zbatimin e ligjit me vdekje dhe ka akuzuar Teheranin për shkeljen e të drejtave të njeriut. Çështja e të drejtave të njeriut përdoret si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në këshillin për të drejtat e njeriut në OKB duke reaguar ndaj pretendimeve anti iraniane të përfaqësuesit të Arabisë saudite ka thënë: Amerika dhe Arabia Saudite vuajnë nga harresa e historisë pasi mesa duket ata kanë harruar se si janë vrarë fëmijët nga duart e tyre. Ai shoi se krimet e kryera nga grupi terrorist ISIS nuk janë më pak se krimet e kryera nga Arabia saudite. Përfaqësuesi i Arabisë saudite në këshillin për të drejtat e njeriut pa përmendur krimet e Arabisë saudite përgjatë 3 viteve të agresionit kundër Jemenit dhe vrasjen e fëmijëve jemenas nga avionë sauditë, ka pretenduar se Irani përpiqet për të destabilizuar rajonin dhe nuk respekton ligjet dhe normat ndërkombëtare.