Larixhani: Iraku është një vend i fuqishëm
(last modified Fri, 27 Oct 2017 08:10:47 GMT )
Tetor 27, 2017 10:10 Europe/Tirane
  • Larixhani: Iraku është një vend i fuqishëm

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se rezistenca e irakianëve përballë terroristëve, botës i tregoi se Iraku është një  vend i fuqishëm ku askush nuk mund ta sulmojë atë.

Ditën e enjte, kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani u takua me Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut. Në këtë takim z. Larixhani deklaroi; Edhe pse prania e terroristëve në Irak ka shkaktuar dëme për këtë vend, por ky problem u bë shkak për krijimin e një Iraku të fuqishëm. Kryetari Larixhani theksoi vendosmërinë e Iranit për të  vazhduar mbështetjen ndaj Irakut dhe tha se Irani kërkon zgjerimin akoma më të madh të marrëdhënieve bilaterale. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në këtë takim tha se Irani është vendlindja e tij e dytë dhe shprehu falënderimet për ndihmat e Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit dhe qeverisë së Irakut. Ai ndër të tjera përmendi organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe tha se uniteti i Irakut është i pacenueshëm. Kryeministri irakian Hejdar Ebadi ndodhet në Iran që prej ditës së mërkurë.

Tags