Irani: Raporti i Osama Xhahangir, politik, i jashtëligjshëm dhe tendencioz
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61907-irani_raporti_i_osama_xhahangir_politik_i_jashtëligjshëm_dhe_tendencioz
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, mbrëmjen e së enjtes reagoi ndaj raportit të ri të reporterit të këshillit të OKB për të drejtat e njeriut mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran dhe tha se ky raport është tendencioz, i politizuar dhe i jashtëligjshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2017 06:41 Europe/Tirane
  • Irani: Raporti i Osama Xhahangir, politik, i jashtëligjshëm dhe tendencioz

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, mbrëmjen e së enjtes reagoi ndaj raportit të ri të reporterit të këshillit të OKB për të drejtat e njeriut mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran dhe tha se ky raport është tendencioz, i politizuar dhe i jashtëligjshëm.

Behram Kasemi tha se qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit ndaj raportit të reporterit Osama Xhahangir dhe ndaj raporteve që zakonisht jepen në këshillin për të drejtat e njeriut, është se këto raporte zakonisht janë të politizuara dhe të padrejta dhe nuk paraqesin realisht gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se raporti i reporterit të OKB për të drejtat e njeriut është përpiluar në bazë të qëllimeve politike dhe dashakeqe të disa vendeve të caktuara. Përdorimi i çështjes së të drejtave të njeriut për realizimin e qëllimeve politike dhe ndjekja e standardeve të dyfishta në këtë çështje, me padyshim nuk do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të të drejtave të njeriut në botë. Osama Xhahangir, reporteri i OKB për të drejtat e njeriut, në raportin e tij ka kritikuar Republikën Islamike të Iranit për shkak të përdorimit të ligjit për dënimin me vdekje dhe e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut dënimin me vdekje të trafikantëve të drogës dhe lëndëve narkotike.