Namazi i së premtes në Teheran: Fuqia mbrojtëse e Iranit nuk negociohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61917-namazi_i_së_premtes_në_teheran_fuqia_mbrojtëse_e_iranit_nuk_negociohet
Deklaratat anti-iraniane nga Presidenti i SHBA Donald Trump janë një tregues i armiqësisë dhe e urrejtjes së tij ndaj popullit iranian, tha Imami i namazit të së premtes në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2017 15:47 Europe/Tirane
  • Namazi i së premtes në Teheran: Fuqia mbrojtëse e Iranit nuk negociohet

Deklaratat anti-iraniane nga Presidenti i SHBA Donald Trump janë një tregues i armiqësisë dhe e urrejtjes së tij ndaj popullit iranian, tha Imami i namazit të së premtes në Teheran.

Ajetollah Muhamed Emami Kashani në hytbet e namazit të xhumasë në Teheran deklaroi: "Irani po ndriçon në botën e sotme dhe pretendimet e presidentit të papërgjegjshëm dhe të paditur të SHBA për Iranin dhe Rojet e Gardës së Revolucionit Islamik, janë shenja të xhelozisë, zilisë, urrejtjes dhe e armiqësisë së tij ndaj popullit iranian". Në fjalimin e tij anti-iraniam në 13 tetor, Trump i quajti iranianët “komb terrorist” dhe Gardën Revolucionare të Iranit e cilësoi “organizatë terroriste”. “Pretendimet e Trump tregojnë luftën e tij kundër mendimit, guximit, sakrificave dhe largpamësisë; elemente që e kanë pajisur vendin tonë me siguri dhe dinjitet ", tha Ajetollah Kashani. "Asnjë negociatë dhe marrëveshje në fushën e armatimit nuk do të pranohet, pasi ne do t'i sigurojmë Iranit gjithçka që nevojitet për mbrojtjen e autoritetit, madhështisë dhe integritetit të tij", tha Imami i namazit të së premtes në Teheran, duke reaguar ndaj deklaratave ndërhyrëse të zyrtarëve amerikanë mbi industrinë e raketave të Iranit.