Femra viktima e parë e terrorizmit
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se ndërhyrja, pushtimi dhe përpjekja për ndryshimin e regjimeve, si dhe shfaqja e terrorizmit dhe radikalizmit në Lindjen e Mesme janë bërë shkak që femrat të mos kenë shpresa për një të ardhme më të mirë dhe shtoi se femra është viktima e parë e terrorizmit.
Golam’ali Khoshro, ditën e premte mori pjesë në takimin e KS të OKB me temë “ Femra, Paqja dhe Siguria”. Në fjalën e tij z. Khoshro deklaroi se “ nuk duhet të jemi mendje lehtë dhe të kujtojmë se eliminimi fizik i grupeve terroristë në Irak dhe në Siri do tu japë fund krimeve kundër femrave pasi sjelljet e këtyre grupeve i kanë rrënjët në mendimet e devijuara takfiriste, mendime që bazohen tek urrejtja dhe mohimi i të tjerëve. Përfaqësuesi i Iranit në OKB ndër të tjerra theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përballet me mbështetësit dhe përkrahësit e grupeve takfiriste. Z. Khoshro gjithashtu foli mbi rolin e gruas në Republikën Islamike të Iranit dhe tha se femra luan një rol tepër të rëndësishëm në shoqërinë iraniane. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, tha se femra iraniane merr pjesë në procesin e votimeve dhe në shumë fusha të tjera politiko sociale dhe shtoi se angazhimi i femrës në Iran ka forcuar pozitën e saj në 4 dekadat e kaluara.