Ruhani: Forcimi i marrëdhënieve Teheran-Helsinki është i domosdoshëm
Presidenti i Republikës Islamike të Irani i vlerësoi pozitive marrëdhëniet e Iranit dhe Finlandës dhe theksoi përpjekjet në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe politike mes Teheranit dhe Helsinkit.
Z. Hasan Ruhani të shtunën gjatë pranimit të letrave kredenciale të Keijo Narvanto, ambasadorit të ri të Finlandës në Teheran, vuri në dukje potencialet dhe progresin e të dy vendeve në sfera të ndryshme si në sferën industriale dhe shkencore dhe deklaroi: "Shtimi i kontakteve dhe bashkëpunimeve shkencore dhe teknologjike të Iranit dhe Finlandës, është i dobishëm dhe ka shumë rëndësi. Ekzistojnë potenciale të mira për investim në Iran dhe biznesmenët dhe investitorët finlandezë mund të kenë prani aktive në sfera të ndryshme në Iran". Keijo Narvanto, ambasadorit të ri të Finlandës në Teheran, deklaroi se është krenari dhe nder për atë që të jetë ambasador i Finlandës në Republikën Islamike të Iranit dhe shtoi: "Marrëdhëniet Helsinki-Teheran gjatë viteve të fundit janë zgjeruar në masë të madhe dhe autoritetet e të dy vendeve kanë zhvilluar kontakte dhe bisedime të mira".