Irani: Programi raketor nuk mund të negociohet
(last modified Sun, 29 Oct 2017 06:56:03 GMT )
Tetor 29, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Irani: Programi raketor nuk mund të negociohet

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit deklaroi se siguria në botë flet fjalën e parë dhe të gjitha vendet e botës kanë programe të caktuara si ai raketor për të garantuar sigurinë e tyre.

Alaudin Boruxherdi, kryetar i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit foli mbi përpjekjet e Uashingtonit për të ngushtuar dhe kufizuar programin raketor të Iranit dhe tha; Testimet raketore të Iranit nuk janë aspak në kundërshtim me rezolutat e OKB. Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin iranian tha se kapaciteti raketor i Iranit është kapacitet preventues dhe parandalues dhe shtoi se programi raketor i Iranit nuk mund të negociohet në asnjë mënyrë. Ai përmendi veprimtarinë e re të Amerikës kundër Iranit dhe gardës revolucionare Sepah dhe tha: Uashingtoni duke ushtruar presion ndaj Iranit synon riformatojë dhe ndoshta të anulojë marrëveshjen bërthamore. Donald Trump president i amerikan më 13 tetor, pa i kushtuar aspak vëmendje 8 raporteve të ANEA ku konfirmohet se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi se nuk e konfirmon këtë fakt dhe i dha 60 ditë afat Kongresit që të marrë  vendim për sanksione të reja kundër Iranit. Bashkimi Evropian dhe shumë vende të tjera të botës kanë kritikuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për marrëveshjen bërthamore.

Tags