Salehi: Amano nuk kishte kërkesë për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit
(last modified Sun, 29 Oct 2017 13:24:39 GMT )
Tetor 29, 2017 14:24 Europe/Tirane
  • Salehi: Amano nuk kishte kërkesë për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, nuk ka paraqitur kurrfarë kërkese për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit.

Ali Akbar Salehi të dielën pas takimit me Jokia  Amano, drejtorin e përgjithshëm të ANEA-së i cili po qëndron për një vizitë në Teheran, në lidhje me inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit deklaroi: “Nuk ekziston asgjë me emrin “qendra ushtarake” në rregulloren për inspektim, as në protokollin shtesë dhe as në tekstin e marrëveshjes bërthamore, prandaj nuk është biseduar fare në lidhje me një gjë të tillë. Irani e konsideron të rëndësishme marrëveshjen bërthamore dhe është i interesuar për vazhdimin e zbatimit të saj, ndërsa në rast se nuk zbatohen zotimet e palës tjetër në kuadër të kësaj marrëveshje, atëherë Irani përgjatë një viti e gjysmë të ardhshëm do të arrijë në 100 mijë “SU”  (njësi në procesin e pasurimit të uraniumit) dhe brenda vetëm 4 ditëve në qendrën atomike Fordo mund të prodhojë uranium të pasuruar 20%. Nëse prishet marrëveshja bërthamore, atëherë do të ketë pasoja të paparashikuara duke përfshirë edhe vendosjen në pikëpyetje të traktatit NPT dhe të traktateve të tjera ndërkombëtare”. Z. Salehi në vazhdim theksoi: “Amano ka vizituar Teheranin me kërkesë të vetë dhe janë zhvilluar bisedime të mira me atë dhe ANEA deri më tani në tetë raporte zyrtare ka konfirmuar se Irani po zbaton marrëveshjen bërthamore”. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, duke theksuar se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore, kërkoi nga të gjitha palët që t’i qëndrojnë besnik zotimeve të tyre në kuadër të kësaj marrëveshje dhe deklaroi: “Që nga janari i vitit 2016, ANEA ka mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe ka konfirmuar zyrtarisht një gjë të tillë”.  

Tags