Vizita e Jokia Amano në Teheran
(last modified Sun, 29 Oct 2017 18:20:18 GMT )
Tetor 29, 2017 19:20 Europe/Tirane
  • Vizita e Jokia Amano në Teheran

Shefi i ANEA arriti në Teheran vonë të shtunën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë iranianë, duke përfshirë presidentin Hasan Ruhani, shefin e Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi dhe Ministrin e Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, vuri në dukje se ANEA deri në këtë periudhë ka luajtur rol pozitiv dhe konstruktiv në mënyrën e zbatimit dhe qëndrueshmërinë e marrëveshjes bërthamore, prandaj në përgjithësi edhe bashkëpunimi i Iranit me këtë institucion ndërkombëtar, është në nivel të plotë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha: “Duke marrë parasysh bashkëpunimin e plotë të Iranit gjatë viteve të fundit, shpresojmë që ANEA sa më shpejtë të shpallë zyrtarisht se programi atomik i Iranit është paqësor. Irani kurrë nuk do të jetë vendi i parë që del nga marrëveshja bërthamore dhe deri në kohën kur do të mund të përfitojë nga interesat e caktuar në të, nuk do të dalë nga marrëveshja bërthamore”. Ndërkohë, Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, marrëveshjen bërthamore e konsideroi një marrëveshje shumë të mirë dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e saj në kuadër të rregulloreve ndërkombëtare dhe të marrëveshjes bërthamore. Kredibiliteti i ANEA-së ka rëndësi të madhe dhe institucion do të vazhdojë të punojë në bazë të parimit të paanshmërisë dhe në bazë të raporteve të vërteta. Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, nuk ka paraqitur kurrfarë kërkese për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit. Ali Akbar Salehi të dielën pas takimit me Jokia  Amano, në lidhje me inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit deklaroi: “Nuk ekziston asgjë me emrin “qendra ushtarake” në rregulloren për inspektim, as në protokollin shtesë dhe as në tekstin e marrëveshjes bërthamore, prandaj nuk është biseduar fare në lidhje me një gjë të tillë. Irani e konsideron të rëndësishme marrëveshjen bërthamore dhe është i interesuar për vazhdimin e zbatimit të saj, ndërsa në rast se nuk zbatohen zotimet e palës tjetër në kuadër të kësaj marrëveshje, atëherë Irani përgjatë një viti e gjysmë të ardhshëm do të arrijë në 100 mijë centrifuga  dhe brenda vetëm 4 ditëve në qendrën atomike Fordo mund të prodhojë uranium të pasuruar në gradën 20%. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, duke theksuar se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore, kërkoi nga të gjitha palët që t’i qëndrojnë besnik zotimeve të tyre në kuadër të kësaj marrëveshje dhe deklaroi: “Që nga janari i vitit 2016, ANEA ka mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe ka konfirmuar zyrtarisht një gjë të tillë”.  Gjithashtu, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Yukiya Amano, të dielën theksuan nevojën për pajtueshmërinë e të gjitha palëve në respektimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Të dy funksionarët i bënë deklaratat në një takim në Teheran gjatë të cilit ata diskutuan bashkëpunimin e Teheranit me ANEA. Drejtori i Përgjithshëm i ANEA përsëriti edhe njëherë se Irani ka mbetur i angazhuar ndaj zotimeve të tij nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke thënë se ANEA e konsideron të një rëndësie të veçantë zbatimin e marrëveshjes nga të gjitha palët kontraktuese.

 

Tags