BE përkrah fuqishëm zbatimin e marrëveshjes bërthamore
(last modified Sun, 29 Oct 2017 19:00:10 GMT )
Tetor 29, 2017 20:00 Europe/Tirane
  • BE përkrah fuqishëm zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme austriake deklaroi se vendet evropiane janë kundër çdo veprimi të njëanshëm që rrezikon marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015.

Austria dhe vendet e tjera evropiane qëndrojnë pranë Iranit përmes mbështetjes së tyre për marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, tha Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, Michael Linhart, në një takim në Teheran të dielën me kryetarin e Komisionit të Parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Alaedin Boruxherdi. Ai shtoi se Vjena dhe kryeqytetet e tjera evropiane kurrë nuk do të lejojnë ndonjë veprimi të njëanshëm që paraqet kërcënim për marrëveshjen bërthamore. Ligjvënësi iranian, nga ana e tij, e kritikoi presidentin amerikan për qëndrimet armiqësore ndaj marrëveshjes bërthamore. " Plani i Përbashkët i Veprimit është një marrëveshje kolektive e miratuar nga Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit  dhe askush nuk mund ta anulojë atë në mënyrë të njëanshme," tha Boruxherdi. Ai theksoi se Republika Islamike e Iranit do të japë një "përgjigje të përshtatshme" për çdo masë të mundshme të njëanshme dhe të padobishme nga SHBA-të në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore.

 

Tags