Putin të mërkurën në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62005-putin_të_mërkurën_në_teheran
Presidenti rus Vladimir Putin është planifikuar të mbërrijë në Iran të mërkurën për të marrë pjesë në takimin trepalësh Iran-Rusi-Azerbajxhan, njoftoi një deklaratë në faqen e internetit të Kremlinit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2017 15:00 Europe/Tirane
  • Putin të mërkurën në Teheran

Presidenti rus Vladimir Putin është planifikuar të mbërrijë në Iran të mërkurën për të marrë pjesë në takimin trepalësh Iran-Rusi-Azerbajxhan, njoftoi një deklaratë në faqen e internetit të Kremlinit.

Sipas deklaratës, Putin së bashku me presidentin iranian Hasan Ruhani dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev duhet të mbajnë bisedime mbi bashkëpunimin politik, ekonomik, kulturor dhe humanitar. Presidenti rus gjithashtu është planifikuar të mbajë takime bilaterale me homologët e tij iranianë dhe azerbajxhanas, vazhdon deklarata. Takimi i parë trepalësh midis Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit u mbajt në Baku në gusht 2016. Presidentët iranianë dhe rusë deri më tani kanë mbajtur 9 takime në margjinat e samiteve të ndryshme ndërkombëtare.