Irani dënon sulmin e regjimit sionist ndaj rripit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62017-irani_dënon_sulmin_e_regjimit_sionist_ndaj_rripit_të_gazës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dënoi sulmin e së hënës së regjimit sionist ndaj rripit të Gazës, sulm që martirizoi disa palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin e regjimit sionist ndaj rripit të Gazës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dënoi sulmin e së hënës së regjimit sionist ndaj rripit të Gazës, sulm që martirizoi disa palestinezë.

Behram Kasemi, tha se regjimi sionist duke sulmuar Gazën dhe duke vrarë të rinjtë palestinezë nuk mund të realizojë ëndrrat e tij pikërisht ashtu siç nuk ka realizuar asnjë prej objektivave të veta edhe pas 7 dekadave të mbushura me krime, gjakderdhje dhe vrasjen e fëmijëve palestinezë. Në sulmin e ditës së hënë të avionëve luftarakë të regjimit sionist ndaj një tuneli të rezistencës në lindje të qytetit Khan Junes në rripin e Gazës, 7 palestinezë u martirizuan dhe 9 të tjerë u plagosën. Regjimi sionist në vitin 2006 pas fitores së rezistencës islamike palestineze Hamas në zgjedhjet parlamentare, rrethoi dhe sulmoi rripin e Gazës dhe ndaloi futjen e karburantit, ushqimeve, medikamenteve dhe lëndëve ndërtimore në këtë rajon. Banorët e rripit të Gazës për të plotësuar nevojat e tyre përdorin tunelet nëntokësore.