Tetor 31, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Gazetari i njohur shqiptar: Irani superfuqi kulturore

Ben Andoni, gazetar shqiptar dhe kryeredaktor i gazetës shqiptare JAVA, deklaroi se Irani është superfuqi kulturore.

Ben Andoni të martën gjatë vizitës së një delegacioni evropian dhe të disa gazetarëve shqiptarë në Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë me IRNA, tha: "Kjo është vizita e tretë e imja në Iran dhe më parë kam qenë në Iran për të mbuluar procesin e zgjedhjeve parlamentare. Gjatë kësaj kohe vëmendja ime ishte përqendruar në gjeneratën e re të Iranit dhe në mënyrë të sinqertë po them se gjatë këtyre tre viteve po vërej një lloj të lirive më të mëdha. Shumicën e lajmeve rreth Iranit që vërejmë në mediat evropiane dhe dëgjojmë në televizione, janë sulme propagandistike. Për shembull, në BBC dhe në CNN mund të shikoni se shumica e këtyre lajmeve i përkasin armëve bërthamore. Në Evropë nuk ekziston ndonjë rast që të informoheni për përpjekjet politike dhe ekonomike të Iranit dhe këto veprime nuk tregohen për publikun. Shpresoj që Irani sa më shumë të hapët për baten e jashtme dhe tani po vërejmë këtë liri më të madhe. Irani është një superfuqi kulturore, Irani është një thesar i traditave, kulturës dhe muzikës. Ne kemi një simpati të madhe ndaj kulturës së Iranit dhe dëshirojmë që kultura iraniane të përhapet në botë dhe të mos publikohen vetëm lajme në lidhje me armët bërthamore. Mes Iranit dhe Shqipërisë ekziston një lidhje e thellë dhe sa për informim, duhet të themi se ekzistojnë mbi 300 fjalë persiane në gjuhën shqipe dhe njëri prej poetëve të njohur shqiptar në shekullin e kaluar ka krijuar poezi në gjuhën persiane". Në lidhje me Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit dhe rreth vizitës së tij në këtë media, Ben Andoni tha: "IRNA është një agjenci shumë moderne dhe nëse dëshirojmë ta krahasojmë atë me mediat e Ballkanit, duhet të themi se IRNA është shumë moderne. IRNA është një agjenci informative sistematike. IRNA ndjek vetëm detyrën dhe misionin e saj dhe është e organizuar në nivel shumë të lartë. Shpresoj që edhe në të ardhmen ta vazhdojë këtë rrugë".

Tags