Manovër e gjerë e forcave ajrore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62035-manovër_e_gjerë_e_forcave_ajrore_të_iranit
Forcat Ajrore të Iranit kanë filluar manovra të gjera ushtarake që mobilizojnë të gjitha bazat nën komandën e tyre në të gjithë vendin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 31, 2017 18:50 Europe/Tirane
  • Manovër e gjerë e forcave ajrore të Iranit

Forcat Ajrore të Iranit kanë filluar manovra të gjera ushtarake që mobilizojnë të gjitha bazat nën komandën e tyre në të gjithë vendin.

Manovrat dy-ditore, të koduara me emrin “Mbrojtësit e Qiellit të Vilajetit”, filluan të martën në mëngjes. Gjeneral brigade Masud Ruzkhosh, zëdhënësi i këtyre manovrave, deklaroi se baza ajrore Shahid Babaji e Forcave Ajrore në provincën qendrore të Iranit, Esfahan, do të luajë rolin kryesor në mesin e bazave ajrore të përfshira në këto manovra. Dhjetëra bombardues luftarakë të modeleve Sukhoi-24, F-4, F-5, F-7, F-14, MiG-29 dhe Sa'egheh (vetëtima) do të marrin pjesë në manovra, krahas interceptorëve dhe aeroplanëve furnizues, si dhe dronët pa pilot, avionët transportues Boeing 707 dhe 747, dhe avionë logjistikë. Forca Ajrore e Iranit ka planifikuar të testojë raketat e reja dhe shumë shkatërruese ajër-tokë dhe ajër-ajër. Sipas gjeneral Ruzkhosh, raketat që do të përdoren janë raketa inteligjente të udhëhequra me lazer, të udhëhequra nga radarët dhe raketa termike. Ai shtoi se këto manovra përcjellin mesazhin e sigurisë, stabilitetit, miqësisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit.