Presidenti i Rusisë arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62056-presidenti_i_rusisë_arrin_në_teheran
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, arriti në Teheran për të marrë pjesë në takimin e dytë trepalësh mes presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 01, 2017 14:51 Europe/Tirane
  • Presidenti i Rusisë arrin në Teheran

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, arriti në Teheran për të marrë pjesë në takimin e dytë trepalësh mes presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.

Vladimir Putin sot (të mërkurën) në mesditë pas arritjes në Teheran, është pritur nga Mahmud Kerbasjan, ministri i ekonomisë dhe i financave të Iranit. Takimi i dytë trepalësh mes presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit zhvillohet sot në Teheran. Shqyrtimi i bashkëpunimeve politike, ekonomike, kulturore dhe i zhvillimeve më të fundit rajonale dhe globale, si dhe bisedimet rreth korridorit Veri-Jug dhe shqyrtimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore, janë temat më kryesore të takimit trepalësh mes presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit që zhvillohet në Teheran. Presidentët e Rusisë dhe të Azerbajxhanit gjithashtu të mërkurën padite do të takohen edhe me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.