Putin-Macron: Marrëveshja bërthamore s’mund të rishikohet
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë diskutuar me telefon mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit , duke theksuar nevojën për të zbatuar marrëveshjen historike dhe për ta mbrojtur atë nga rishikimet e njëanshme.
Macron telefonoi Putinin të enjten për t’a pyetur atë për rezultatet e vizitës së tij në Teheran një ditë më parë. "Në lidhje me këtë, dy udhëheqësit vunë në dukje nevojën për të zbatuar përpikmërisht Planin e Përbashkët të Veprimit për programin bërthamor të Iranit. Ata theksuan se një rishikim i njëanshëm i kësaj marrëveshjeje të rëndësishme do të ishte i papranueshëm, "tha shërbimi i shtypit i Kremlinit në një deklaratë. Muajin e kaluar, presidenti i SHBA Donald Trump nuk pranoi të vërtetonte angazhimin e Iranit për marrëveshjen bërthamore, duke i bërë thirrje Kongresit për të rregulluar "gabimet" e saj. Kongresi i SHBA tani ka më pak se 60 ditë për të vendosur nëse do të ri-vendosë sanksionet ekonomike ndaj Teheranit. Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të hënën përsëriti edhe një herë angazhimin e plotë të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore, duke theksuar se inspektorët e OKB nuk po përballen me probleme në përpjekjet e tyre të verifikimit.