Velajati: Amerika synon ndarjen e Sirisë
(last modified Fri, 03 Nov 2017 18:25:18 GMT )
Nëntor 03, 2017 19:25 Europe/Tirane
  • Velajati: Amerika synon ndarjen e Sirisë

Këshilltari i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe kryetari i Parlamentit të Libanit, në një takim të zhvilluar të premten në Bejrut diskutuan zhvillimet më të fundit rajonale.

Ali Akbar Velajati deklaroi se përpjekjet e SHBA për të ndarë Sirinë në lindje të Eufratit janë të destinuara të dështojnë. Ai e bëri këtë deklaratë në një takim me kryetarin e Parlamentit libanez z. Nabih Berri. Pas takimit, Velajati i përshkroi bisedimet e tij me Berrin si "të shkëlqyeshme dhe konstruktive", duke thënë se Teherani i jep rëndësi të madhe Nabih Berrit dhe statusit të tij politik në Liban. "Amerikanët dhe sionistët po kërkojnë të krijojnë përçarje dhe të mposhtin frontin e rezistencës dhe tani po ushtrojnë presion të madh ndaj Sirisë për ta detyruar atë të pranojë humbjen," tha Velajati. "SHBA po planifikon të ndajë Sirinë në lindje të Eufratit, por ajo që është e sigurt është se Uashingtoni dhe Tel Avivi kurrë nuk do të arrijnë asgjë në këtë fushë", tha Velajati, duke vënë në dukje se qyteti Raka do të çlirohet nga duart e qeverisë dhe popullit sirian dhe qeveria siriane do të marrë kontrollin e Eufratit lindor.

 

Tags