Irani dhe Mali i Zi shqyrtojnë shtimin e nivelit të bashkëpunimeve parlamentare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62144-irani_dhe_mali_i_zi_shqyrtojnë_shtimin_e_nivelit_të_bashkëpunimeve_parlamentare
Iivan Brajoviç, kryetari i Parlamentit të Malit të Zit në takimin e përbashkët znj. Parvane Salahshuri, kryetaren e grupit për miqësi parlamentare të Iranit dhe Malit të Zi dhe anëtare e komisionit kulturore në Parlamentin Islamik të Iranit, ka biseduar në lidhje me marrëdhëniet parlamentare, vizitën e funksionarëve të të dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimeve parlamentare mes të dy vendeve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 04, 2017 12:46 Europe/Tirane
  • Irani dhe Mali i Zi shqyrtojnë shtimin e nivelit të bashkëpunimeve parlamentare

Iivan Brajoviç, kryetari i Parlamentit të Malit të Zit në takimin e përbashkët znj. Parvane Salahshuri, kryetaren e grupit për miqësi parlamentare të Iranit dhe Malit të Zi dhe anëtare e komisionit kulturore në Parlamentin Islamik të Iranit, ka biseduar në lidhje me marrëdhëniet parlamentare, vizitën e funksionarëve të të dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimeve parlamentare mes të dy vendeve.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi në këtë takim u shpreh i kënaqur me vizitën e delegacionit iranian në Podgoricë dhe tha se shpresojmë që ky takim të jetë përgatitje për shtimin e bashkëpunimeve bilaterale në fusha të ndryshme mes të dy vendeve. Ndërkohë znj. Salahshuri në këtë takim ka falënderuar autoritetet e Malit të Zi për ftesën që u kanë bërë delegacionit parlamentar të Iranit dhe u shpreh e kënaqur për faktin se është krijuar mundësia për të biseduar me funksionarët parlamentar të Malit të Zi. Ajo në këtë takim vuri në dukje vendosmërinë e Republikës Islamike të Iranit për shtimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit dhe theksoi nevojën për ngritjen e nivelit të bashkëpunimeve politike, ekonomike dhe turistike mes të dy vendeve.