Kasemi; Akuzat e Haririt  kundër Iranit, pasojë e presioneve të Arabisë  Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62191-kasemi_akuzat_e_haririt_kundër_iranit_pasojë_e_presioneve_të_arabisë_saudite
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, akuzat e kryeministrit të dorëhequr të Libanit edhe një herë i ka quajtur të pabaza dhe të ndikuara nga presionet e Arabisë  Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2017 04:51 Europe/Tirane
  • Kasemi; Akuzat e Haririt  kundër Iranit, pasojë e presioneve të Arabisë  Saudite

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, akuzat e kryeministrit të dorëhequr të Libanit edhe një herë i ka quajtur të pabaza dhe të ndikuara nga presionet e Arabisë  Saudite.

Behram Kasemi, lidhur me rolin e Arabisë  Saudite në dorëheqjen e kryeministrit libanez Saad Hariri ka thënë: Është për të ardhur keq që Hariri , dorëheqjen e tij e cila është një çështje e brendshme dhe mund të zgjidhet shumë lehtë brenda vendit, e ka shpallur në kryeqytetin e një vendi tjetër të rajonit dhe kjo dorëheqje synon realizimin e qëllimeve të caktuara. Mesa duket kjo dorëheqje e Hariri t  është nisje e një programi të ri komplotesh në rajon. Saad Hariri  pasi ka dhënë dorëheqjen ka akuzuar Iranin  për ndërhyrje në vendet arabe mes tyre Libanin dhe pretendoi se Hezbullahu është dora e Iranit në rajon.