Irani hedh poshtë akuzat e pabaza dhe provokative të koalicionit saudit
Irani ka hedhur poshtë akuzat "destruktive, të papërgjegjshme, provokative dhe të pabaza" të ngritura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen, duke e akuzuar Teheranin se qëndron pas një sulmi raketor të shtunën në Riad.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, e bëri këtë deklaratë të hënën pasi koalicioni, i cili përfshin një numër shtetesh vasale të Arabisë Saudite, tha në një deklaratë më parë se Irani ishte përgjegjës për një sulm raketor të forcave jemenase ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit. Ai vuri në dukje krimet e luftës të Arabisë Saudite dhe aktet e agresionit kundër Jemenit, duke thënë se jemenasit kishin kryer një reagim "të pavarur" ndaj sulmeve saudite dhe ky reagim nuk ka lidhje me ndonjë vendi tjetër. “Sauditët, të cilët nuk kanë arritur objektivat e tyre të errëta përmes një lufte afatgjatë në Jemen, kanë hedhur akuza "mashtruese, provokative, të pabazuara dhe krejtësisht të rreme" kundër Teheranit duke nisur një fushatë shterpë psikologjike, por me masa të tilla ata vetëm janë duke krijuar më shumë pengesa në rrugën e koalicionit të tyre të dështuar”, tha z. Kasemi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit kërkoi nga sauditët të ndalonin lojën fajësimit, si dhe të heqin dorë nga akuzat e pabaza ndaj të tjerëve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të ndalin sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur në Jemen. “Ata duhet të përgatisin më mirë terrenin për dialogun në Jemen dhe për vendosjen e paqes në vendin e varfër arab”, tha Kasemi.