Ruhani kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak të Iranit dhe Pakistanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së Pakistanit, mirëpriti përpjekjet për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe në fushën e mbrojtjes midis Iranit dhe Pakistanit në kuadër të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Mbrëmjen e së hënës, Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit u takua me Kamer Xhavid Baxhua komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Pakistanit. Në këtë takim presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Duke qenë se popujt e Iranit dhe Pakistanit janë të interesuar për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes tyre, këto bashkëpunime mund të zgjerohet nëpërmjet aktivisteve trajnuese, manovrave të përbashkëta, bashkëpunimit në industrinë ushtarake dhe transferimin e eksperiencave. Presidenti Iranian kërkoi forcimin akoma më të madhe të sigurisë në kufijtë e përbashkët të Iranit dhe Pakistanit dhe tha se kufijtë e dy vendeve duhet të jenë kufijtë e miqësisë, zhvillimit, progresit dhe turizmit mes dy vendeve dhe për këtë nuk duhet lejuar që këto kufij të përdoren nga grupet terroriste dhe të destabilizohen prej tyre. Nga ana e tij komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Pakistanit, në këtë takim tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Pakistanit janë të thella dhe rrënjësore dhe shtoi se Islamabadi kërkon zgjerimin e bashkëpunimeve ushtarake dhe në fushën e mbrojtjes me Iranin. Mosmarrëveshjet mes vendeve islamike duhet të zgjidhen në tryezën e bisedimeve dhe nuk duhet lejuar që vendet perëndimore të shtojnë akoma më shumë zjarrin e këtyre mosmarrëveshjeve, tha në fjalën e tij komandanti i forcave të armatosura të Pakistanit.