Irani mysafir nderi në panairin e artizanaleve të botës në Itali
Republika Islamike e Iranit si mysafir nderi merr pjesë në panairin më të madh të artizanaleve të botës në qytetin Milano të Italisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Republika Islamike e Iranit do të marrë pjesë si mysafir special në panairin e 22-të ndërkombëtar të artizanaleve, kulturës, artit dhe ushqimit i cili zhvillohet për çdo vit në qytetin Milano të Italisë. Një hapësirë mbi 1000 m2 është vendosur në dispozicion të artizanaleve të Iranit, tapetit dhe artikujve ushqimore iraniane. Në pavijonin e Iranit gjithashtu është improvizuar edhe një restorant dhe çajhane iraniane dhe do të realizohet edhe një koncert nga një grup muzikor iranian. Pas takimeve kontratave të nënshkruara mes autoriteteve të Organizatës për Trashëgimi Kulturore dhe Artizanale të Iranit, Qendrës Kombëtare për Shitjen e Tapetit të Iranit etj. dhe autoriteteve organizatore të këtij panairi të Milanos, është realizuar kjo mundësi për prezantimin e Iranit në këtë panair. Në panairin e Milanos marrin pjesë mbi 110 vende të botës. Ky panair të paktën ka 2 milionë vizitorë