Irani hedh poshtë akuzat “e rrezikshme” të Arabisë Saudite
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka hedhur poshtë si "të rreme dhe të rrezikshme" akuzat nga princi i kurorës së Arabisë Saudite se Teherani ka nisur një "agresion ushtarak të drejtpërdrejtë" kundër mbretërisë që mund të jetë një akt lufte.
Zarif hodhi poshtë pretendimet e princit Muhamed bin Salman në një telefonatë me sekretarin e jashtëm britanik Boris Johnson të martën pasi një raketë u qëllua nga luftëtarët e lëvizjes Ansarullah të Jemenit në aeroportin e kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad. Diplomati i lartë iranian vuri në dukje aktet e provokimit të Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme, duke thënë se akuzat e mbretërisë saudite ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Zarif tha se Arabia Saudite ishte e angazhuar në "luftëra agresioni" dhe sjellje destabilizuese, por fajëson Iranin për pasojat e politikave të papërgjegjshme të Riadit. " Ai gjithashtu ju referua krimeve të kryera nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, duke thënë se koalicioni deri tani kishte vrarë mijëra njerëz të pafajshëm në Jemen. Ministri i jashtëm i Iranit fajësoi fushatën ushtarake të Riadit në Jemen si arsyeja kryesore për përhapjen e kolerës dhe urisë në Jemen.