Ruhani shpreh përkrahjen e pakufizuar të Iranit për Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62252-ruhani_shpreh_përkrahjen_e_pakufizuar_të_iranit_për_libanin
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se Republika Islamike e Iranit gjithmonë do të qëndrojë pranë Libanit dhe nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar në përmirësimin e stabilitetit të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2017 17:38 Europe/Tirane
  • Ruhani shpreh përkrahjen e pakufizuar të Iranit për Libanin

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se Republika Islamike e Iranit gjithmonë do të qëndrojë pranë Libanit dhe nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar në përmirësimin e stabilitetit të vendit.

Në një bisedë telefonike me presidentin libanez Michel Aoun të martën, Ruhani tha se Teherani dhe Bejruti kishin marrëdhënie shumë miqësore dhe në rritje. "Republika Islamike e Iranit ka kërkuar gjithmonë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendet e rajonit, përfshirë Libanin," shtoi ai. Populli libanez gjithmonë ka arritur të zgjidhë problemet e tij të mëdha nëpërmjet unitetit kombëtar, vuri në dukje presidenti iranian. Duke folur në lidhje me dorëheqjen e papritur të kryeministrit libanez Saad Hariri, presidenti i RII shprehu besimin se populli libanez do ta pengonte "komplotin e ri" kundër vendit me mençurinë dhe vigjilencën e tij. Ruhani theksoi se populli libanez nuk do t'u lejojë të tjerëve ta kthejnë Libanin në një fushë beteje për "përplasjen e fuqive të huaja" dhe t'u japë terroristëve një shans për t'u kthyer. Presidenti libanez, Michel Aoun tha se populli libanez ishte vigjilent rreth zhvillimeve të reja në vend pavarësisht situatës së vështirë që po kalon aktualisht Libani. Megjithë disa përpjekje për të nxitur trazira në vend, Libani dhe populli i tij po kryejnë punët e tyre të përditshme në qetësi dhe maturi, shtoi presidenti libanez. Aoun theksoi se Irani luan një rol me ndikim në zgjidhjen e krizave rajonale.