Bota të shikojë krimet e sauditëve
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ditën e martë në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kreut të KS të OKB, ka kërkuar më shumë presione të Bashkësisë ndërkombëtare ndaj Arabisë Saudite me qëllim që ky vend të detyrohet të respektojë normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe të heq dorë nga kërcënimi i të tjerëve.
Golam’ali Khoshro, në letrën e tij ka dënuar fuqishëm pretendimet e pabaza të autoriteteve saudite kundër Iranit dhe këto pretendime i ka quajtur të dëmshme, provokuese dhe shkelje e hapur e neneve 2 dhe 4 të kartës së OKB për moskërcënime me përdorimin e forcës. Kohët e fundit autoritetet e Arabisë Saudite përveçse kanë kërcënuar Iranin, ata kanë akuzuar Republikën Islamike të Iranit për gjoja ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të rajonit dhe për pajisjen e Jemenit me mjete ushtarake. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB pasi vuri në dukje se deklaratat dhe pretendimet e autoriteteve saudite kanë për qëllim devijimin e vëmendjes dhe dezinformomimin e opinionit publik rreth krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, tha se të tilla veprime të Arabisë Saudite nuk do ta çlirojnë këtë vend nga përgjegjësia që ka në kryerjen e krimeve të luftës dhe në shkeljen e të drejtave ndërkombëtare të njeriut në Jemen. Ndër të tjera përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se bllokada totale nga toka, ajri dhe deti e Arabisë Saudite kundër Jemenit, është bërë shkak për përhapjen e kolerës në këtë vend, për zgjerimin e krizës humanitare dhe për mungesën e theksuar të ushqimeve, për këtë z. Golam’ali Khoshro kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të dënojë Arabinë Saudite si përgjegjëse për krimet e kryera në Jemen.