Mbështetja e Iranit për Sirinë, ka eliminuar rrezikun e madh ndaj Islamit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62260-mbështetja_e_iranit_për_sirinë_ka_eliminuar_rrezikun_e_madh_ndaj_islamit
Këshilltari për çështjet ndërkombëtare të liderit suprem të revolucionit islamik, ka thënë se rezultati i bashkëpunimit të Iranit me rezistencën në Irak dhe Siri është dështimi i komploteve të armiqve të Botës Islame.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2017 06:07 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Iranit për Sirinë, ka eliminuar rrezikun e madh ndaj Islamit

Këshilltari për çështjet ndërkombëtare të liderit suprem të revolucionit islamik, ka thënë se rezultati i bashkëpunimit të Iranit me rezistencën në Irak dhe Siri është dështimi i komploteve të armiqve të Botës Islame.

Ali Akbar Velajeti, gjatë vizitës së tij njëditore në Siri, foli mbi planet dhe komplotet e armiqve për ndarjen e re territoriale të rajonit të Lindjes së Mesme dhe tha se boshti i rezistencës është përballur me armiqësitë e Amerikës , regjimit sionist dhe krerët e disa vendeve arabe. Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare tha se filozofia e mbështetjes së Iranit për rezistencën në Siri dhe në Irak dhe i unifikimit të irakianëve dhe i sirianëve, është neutralizimi I komploteve të armiqve dhe shtoi se këto komplote kishin për qëllim që të shkatërronin boshtin e rezistencës. Nëse rezistenca në Siri nuk do të ndihmohet dhe ky vend do të copëtohet, në rajon do të nisë lufta etnike dhe racore, ka thënë në fjalën e tij Ali Akbar Velajati.