Irani prodhon avionë luftarakë të rëndë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62270-irani_prodhon_avionë_luftarakë_të_rëndë
Ministri i mbrojtës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për programin e kësaj Ministrie për prodhimin e avionëve luftarakë të rëndë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 08, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Irani prodhon avionë luftarakë të rëndë

Ministri i mbrojtës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për programin e kësaj Ministrie për prodhimin e avionëve luftarakë të rëndë.

Gjeneral Hatami të martën deklaroi se forcimi i kapaciteteve të forcave ajrore të Republikës Islamike të Iranit është një prej programeve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit. Bosht kryesor i programeve të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit është projektimi dhe prodhimi i avionëve luftarakë të rëndë dhe ky program është duke u hartuar në këtë Ministri. Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Forca mbrojtëse e Republikës Islamike të Iranit do të shtohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në asnjë mënyrë nuk mund të negociohet në lidhje me këtë çështje".