Zarif: Kriza në Jemen të zgjidhet me diplomaci
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62281-zarif_kriza_në_jemen_të_zgjidhet_me_diplomaci
Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif ka nënvizuar nevojën që krizat rajonale, përfshirë konfliktin në Jemen, të zgjidhen me diplomaci.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2017 17:20 Europe/Tirane
  • Zarif: Kriza në Jemen të zgjidhet me diplomaci

Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif ka nënvizuar nevojën që krizat rajonale, përfshirë konfliktin në Jemen, të zgjidhen me diplomaci.

"Ndërsa po i afrohemi fundit të makthit sirian përmes dialogut gjithëpërfshirës, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për Jemenin. Mos impononi kriza të reja me bomba, kërcënime dhe dorëheqje. Nuk ka krizë që diplomacia nuk mund ta zgjidhë. E vërtetuam atë një herë. Irani synon të sigurojë paqen pa përjashtimin e askujt, " shkroi të mërkurën Zarif në llogarinë e tij zyrtare të Twitter.