Abdulahian: Ata që donin të eliminon Asadin, u eliminuan vetë
Nëntor 10, 2017 08:21 Europe/Tirane
Këshilltari i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare në një mesazh në Twitter ka deklaruar se ata të cilët u munduan për të eliminuar presidentin Bashar Asad tashmë janë eliminuar vetë.
Husein Amir Abdulahian, ndër të tjera tha se Siria do të vazhdojë të jetë në boshtin e rezistencës. Mesazhi i z. Abdulahian erdhi pas çlirimit të qytetit Abu Qemal nga forcat siriane. Ky qytet pjesë e provincës Dejrul Zur në Siri mbahej i pushtuar nga terroristët prej mëse 3 vitesh dhe është çliruar pas një operacioni që zgjati 1 javë. Në operacionin për çlirimin e qytetit Abu Qemal forcat siriane kanë marrë mbështetjen e rezistencës, Iranit dhe Rusisë.