Mogherini: Marrëveshja bërthamore do të zbatohet nga të gjitha palët
(last modified Fri, 10 Nov 2017 17:41:44 GMT )
Nëntor 10, 2017 18:41 Europe/Tirane
  • Mogherini: Marrëveshja bërthamore do të zbatohet nga të gjitha palët

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha të premten se Bashkimi Evropian do të sigurojë që marrëveshja bërthamore e Iranit do të vazhdojë të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët në të gjitha pjesët e saj.

Deklaratat e Mogherinit u bënë në një fjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Samarkand të Uzbekistanit. Ajo gjithashtu u takua me ministrin e jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në margjinat e konferencës. " Do të doja të përqendrohesha në veçanti në tre çështje ku kemi arritur shumë dhe ku shohim shumë hapësira për përparim më të madh", tha Mogherini në Konferencë. Ajo shtoi se Bashkimi Evropian dhe Azia Qendrore janë partnerë për ndryshim, zhvillim dhe siguri. Duke folur mbi interesat e përbashkëta të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe Azisë Qendrore, Mogherini iu referua marrëveshjes bërthamore të Iranit si interesi i parë i sigurisë që ndajnë të dy rajonet. Duke nënvizuar nevojën për të ruajtur marrëveshjen e Iranit si "një arritje e madhe e diplomacisë multilaterale evropiane dhe ndërkombëtare", Mogherini tha se marrëveshja po jep rezultatet e pritura dhe askush nuk mund t’a anulojë atë.

 

Tags