Zarif: BE të jetë më aktive në zbatimin e marrëveshjes bërthamore
I pranishëm në takimin e konferencës ndërkombëtare për siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm në Azinë qendrore,
takim që mbahet në qytetin Smargand të Uzbekistanit, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif u takua me Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane. Pas këtij takimi Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se nga BE ka kërkuar që të jetë më aktive në zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Në takim me shefen e diplomacisë evropiane, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se Iranit deri tani ka zbatuar të gjitha zotimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe pret nga pala tjetër dhe kryesisht nga BE që të jenë më aktivë në zbatimin e angazhimeve të tyre. Në të njëjtën kohë Gium D. Boi përfaqësuesi BE në OKB mbrëmjen e së premtes në takimin e AP të OKB lidhur me analizimin e raportit vjetor të ANEA ka thënë se ANEA deri tani në 8 raporte të saj ka konfirmuar zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ai kërkoi ruajtjen e kësaj marrëveshje dhe nga palët kërkoi zbatimin e zotimeve të tyre. Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA gjithashtu ka konfirmuar zbatimin angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore.