Xhahangiri: Irani është partner tepër i besueshëm për BE-në
Zëvendëspresidenti i parë iranian bëri thirrje për një qëndrim të fuqishëm të Bashkimit Evropian në mbështetje të marrëveshjes bërthamore të arritur në vitin 2015 mes Iranit dhe grupit G5 + 1 (SHBA, Britania e Madhe, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania).
"Teherani pret që vendet e Bashkimit Evropian t'i rezistojnë me vendosmëri palëve që synojnë të shkelin marrëveshjen bërthamore" tha z. Is’hak Xhahangiri të shtunën në një takim të zhvilluar në Teheran me komisionerin BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural, Phil Hogan. Zv/presidenti i parë i RII iu referua nivelit të lartë të stabilitetit dhe sigurisë në Iran dhe tha se BE duhet t'i kushtojë rëndësi të madhe bashkëpunimit me Iranin, sepse Teherani është një partner tepër i besueshëm për BE-në . Zyrtari i lartë iranian tha se veprimet dhe sanksionet e SHBA sabotojnë frymën e marrëveshjes bërthamore, duke shtuar: "Ne presim që BE të inkurajojë kompanitë evropiane për bashkëpunim me Iranin dhe t'i mbështesë këto kompani për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre me Iranin". z. Is’hak Xhahangiri shprehu pakënaqësinë mbi nivelin aktual të bashkëpunimit bankar midis Teheranit dhe vendeve anëtare të BE, duke vënë në dukje se krijimi i zyrës së BE në Teheran mund të ndihmojë në zhvillimin e lidhjeve bankare. "Çështja e themelimit të zyrës së BE në Iran është aktualisht në axhendën e Ministrisë së Jashtme të Iranit," shtoi z. Xhahangiri. Nga ana e tij, komisioneri i BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural, Phil Hogan, tha se BE është i vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe shtoi: “ BE përkrah anëtarësimin e Iranit në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe kundërshton përpjekjet e Donald Trump për shkeljes e marrëveshjes bërthamore me Iranin”.