Kryetari i parlamentit shpreh ngushëllime për të prekurit nga tërmeti
Kryetari parlamentit islamik të Iranit pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave ë tërmetit në provincën Kermanshah, nga ministria e shëndetësisë dhe nga aparatet e tjera të shtetit kërkoi ndërhyrje sa më të shpejtë për tu ardhur në ndihmë viktimave dhe njerëzve në nevojë.
Unë e shoh të nevojshme që të shpreh keqardhje dhe ngushëllime për familjarët e viktimave të tërmetit të fuqishëm që preku provincën Kermanshah dhe Ilam në perëndim të Iranit. Nga ministria e shëndetësisë dhe Gjysmë Hëna e kuqe e Iranit, kërkoj që me shpejtësi të veprojnë për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar dhe të prekur nga tërmeti. Nga informacionet e marra deri tani, jam informuar për masat e marra nga aparatet shtetërore të cilat duhen shtuar edhe më tej, tha në fjalën e tij Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit i cili më tutje falënderoi liderin suprem të revolucionit islamik për urdhrin e menjëhershëm që ai dha për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.