Shkon në 372 persona numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran
Nëntor 13, 2017 10:04 Europe/Tirane
Tërmeti që goditi pjesën perëndimore të Iranit mbrëmë, ka shkaktuar vdekjen 372 personave dhe rreth lëndimin e rreth 5000 personave të tjerë.
Autoritetet kanë njoftuar për fillimin e kërkimit të viktimave nën gërmadha dhe numri i personave që kanë humbur jetën nga ky tërmet mund të shtohet edhe më tepër. Tërmeti i mbrëmshëm ka goditur disa provinca në perëndim të Iranit dhe ka shkaktuar një kaos publik në mesin e banorëve të këtij rajoni të cilët kanë dalë në rrugë. Sipas raporteve zyrtare, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë zona kufitare mes Irakut dhe Iranit, gjegjësisht rajoni Azgale në provincën Kermanshah të Iranit.
Tags