Deklarata e Gutteres dhe Mogherini rreth tërmetit në kufirin Iran-Irak
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62421-deklarata_e_gutteres_dhe_mogherini_rreth_tërmetit_në_kufirin_iran_irak
Sekretari i përgjithshëm i OKB dhe shefja e diplomacisë Evropiane me anë të deklaratave të ndara kanë deklaruar gatishmërinë për të ndihmuar banorët e rajonet të goditura nga tërmeti në Iran dhe Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2017 10:39 Europe/Tirane
  • Deklarata e Gutteres dhe Mogherini rreth tërmetit në kufirin Iran-Irak

Sekretari i përgjithshëm i OKB dhe shefja e diplomacisë Evropiane me anë të deklaratave të ndara kanë deklaruar gatishmërinë për të ndihmuar banorët e rajonet të goditura nga tërmeti në Iran dhe Irak.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB dhe znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, me anë të deklaratave, kanë shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit që ndodhi mbrëmë në kufirin Iran-Irak dhe kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të dërgimin e ndihmave. Në deklaratën e Gutteres thuhet: "Sekretari i përgjithshëm thellësisht është i indinjuar për shkak të dëmeve dhe viktimave të shkaktuara nga tërmeti në zonat kufitare mes Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Irakut. Shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe për qeveritë dhe popullin e Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Irakut dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve". Në pjesën tjetër të deklaratës së Gutteres deklaroi gatishmëria e OKB për të ndihmuar rajonet e goditura nga ky tërmet. Znj. Federika Mogherini gjithashtu në deklaratën e saj ka deklaruar gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që të jetë e dobishme rajonet e goditura nga ky tërmet.