Zarif drejtuar OKB: Gjendja e Jemenit është tepër e rëndë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62439-zarif_drejtuar_okb_gjendja_e_jemenit_është_tepër_e_rëndë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër dërguar Antonio Gutters, sekretar i përgjithshëm i OKB, deklaroi se gjendja në Jemen për shkak të agresionit ushtarak dhe për shkak të bllokadës totale të vendosur nga regjimi i Arabisë Saudite është tepër e rëndë dhe katastrofike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 14, 2017 09:51 Europe/Tirane
  • Zarif drejtuar OKB: Gjendja e Jemenit është tepër e rëndë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një letër dërguar Antonio Gutters, sekretar i përgjithshëm i OKB, deklaroi se gjendja në Jemen për shkak të agresionit ushtarak dhe për shkak të bllokadës totale të vendosur nga regjimi i Arabisë Saudite është tepër e rëndë dhe katastrofike.

Në letrën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se rezultati i 30 muaj sulme dhe bombardimesh në Jemen nga ana e Arabisë saudite, është vrasja e civilëve sidomos femrave dhe fëmijëve, shkatërrimi i infrastrukturës, shkatërrimi i qyteteve dhe shkatërrimi i institucioneve të rëndësishme si spitalet, shkollat, rrugët, industria e ushqimit, centralet energjetike. Përveç kësaj jemenasit janë të privuar nga plotësimi i nevojave primare dhe themelore të tyre për shkak të bllokadës totale. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se katastrofa njerëzore në Jemen është duke u rënduar edhe më shumë për shkak të bllokadës së vendosur nga regjimi i Arabisë Saudite dhe për këtë ai kërkoi që Bashkësia Ndërkombëtare të jetë më aktive në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës në Jemen. Ndërprerja e rrugëve për dërgimin e ndihmave humanitare për këtë vend të prekur nga kriza dhe vendimi për mbylljen e rrugëve ajrore, detare dhe tokësore të Jemenit, ka rënduar tejmase krizën njerëzore në Jemen e cila ashtu siç është cilësuar nga OKB mund të jetë kriza më e madhe e mungesës së ushqimeve në botë gjatë disa dekadave të fundit, krizë që mund të marrë jetën e miliona personave.  OKB ka paralajmëruar për përshkallëzimin e krizës së urisë dhe mungesës së ushqimeve në Jemen. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Jemeni po përballet me urinë më të madhe në botë, me miliona viktima nëse ndihmat nuk do të rifillojnë.  Mark Lowcock, nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga Sauditët që të heqë bllokadën e saj kundër vendit të rrënuar nga konflikti.  Në fillim të kësaj jave koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare me Jemenin, pasi forcat popullore qëlluan me raketa Riadin.   Zyra rajonale e UNICEF vuri në dukje rrethanat katastrofale në Jemen si pasojë e agresionit ushtarak të koalicionit saudit dhe bllokadës tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi, deklaroi se ky veprim është bërë shkak të krijohen kufizime të papara veprimtarinë e kësaj organizate për të ndihmuar Jemenin dhe për herë të parë gjatë gjithë historisë, kjo organizatë nuk është lejuar të shfrytëzojë avionë për dërgimin e ndihmave humanitare. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Meritxell Relano, përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, të premten vuri në dukje nevojën e miliona jemenasve për ndihma urgjente dhe deklaroi: "Në rast të vazhdimit të bllokadës së Arabisë Saudite ndaj Jemenit, rezervat e karburanteve në Jemen do të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor, ndërsa rezervat e vaksinave do të përfundojnë pas një muaji". Gjithashtu Anthony Lake, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, të enjten në mbrëmje ka paralajmëruar për gjendjen katastrofikë të qindra mijëra fëmijëve jemenas dhe ka theksuar: "Mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes së madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes". Hapësira ajrore e Jemenit mbahet e mbyllur prej regjimit Al Saud që prej marsit të vitit 2015. Shumë organizata ndërkombëtare mes tyre OKB i kanë kërkuar regjimit Al Saud që të hapë hapësirën ajrore për dërgimin e ndihmave humanitare në aeroportin e Sanas. Që nga nisja e agresionit saudit kundër Jemenit në Mars të vitit 2015 e deri tani mbi 12 mijë jemenas janë vrarë, me dhjetëra mijëra janë plagosur dhe me miliona janë shpërngulur.