Çfarë fshihet pas thirrjeve për largimin e Iranit nga Siria?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62494-Çfarë_fshihet_pas_thirrjeve_për_largimin_e_iranit_nga_siria
Edhe pse dihet që Irani ndodhet në ballë të frontit të luftës me terroristët takfiristë në Siri, mbështetësit e fshehtë të ISIS-it po përpiqen që njëkohësisht me zhdukjen e këtij grupi terrorist, të krijojnë kushtet për zbrazjen e zonës nga Fronti i Rezistencës me qëllim që të përgatisin terrenin për rikthimin e  terroristëve në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2017 15:21 Europe/Tirane
  • Çfarë fshihet pas thirrjeve për largimin e Iranit nga Siria?

Edhe pse dihet që Irani ndodhet në ballë të frontit të luftës me terroristët takfiristë në Siri, mbështetësit e fshehtë të ISIS-it po përpiqen që njëkohësisht me zhdukjen e këtij grupi terrorist, të krijojnë kushtet për zbrazjen e zonës nga Fronti i Rezistencës me qëllim që të përgatisin terrenin për rikthimin e  terroristëve në Siri.

Në këtë kuadër, sekretari i shtetit i SHBA Rex Tillerson tha së fundmi se "forcat e Iranit, qoftë trupat e Gardës Revolucionare apo forcat e tjera të përkrahura nga Irani, duhet të largohen nga Siria dhe të kthehen në shtëpi". Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha të martën se Irani dhe Rusia janë ligjërisht të pranishëm në Siri, por prania e koalicionit të udhëhequr nga SHBA që pretendon të luftojë ISIS-in, është e paligjshme. Lavrov gjithashtu vuri në dukje deklaratën e përbashkët të Vladimir Putinit dhe Donald Trump, presidentëve rus dhe amerikan mbi Sirinë, duke thënë se Rusia nuk është zotuar të largojë forcat pro-iraniane nga Siria. Një analist politik i kanalit televiziv "KAN" të regjimit sionist, tha se deklaratat e fundit të Sergei Lavrov, ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, i cili ka thënë se prania e Iranit në Siri është e ligjshme, ishte një ujë i ftohtë mbi kokën e kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu. Ai vuri në dukje komentet e kontradiktore të Rusisë dhe Izraelit në lidhje me këtë çështje dhe shtoi: "Lavrov e ka konsideruar të ligjshme praninë e forcave iraniane në Siri dhe ka theksuar se në marrëveshjen me SHBA, nuk është përmendur fare nevoja për largimin e këtyre forcave nga Siria". Duhet theksuar se në përgjigje të suksesit të bisedimeve të Astanasë për zgjidhjen politike të krizës në Siri, të cilat sponsorizohen nga Irani, Rusia dhe Turqia pa pjesëmarrjen e palëve perëndimore dhe arabe, të cilat janë sponsorët kryesorë të terroristëve,  fronti i terrorizmit në rajon po përpiqet të ushtrojë presion mbi forcat kryesore luftarake kundër ISIS, Hezbollahut të Libanit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit me qëllim dobësimin e frontit të rezistencës dhe kthimin e terroristëve në rajon. Duke komentuar mbi kërkesat për largimin e forcave iraniane nga Siria, Republika Islamike e Iranit ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se këto forca kanë qenë të pranishme në Siri për të ndihmuar popullin dhe qeverinë siriane në luftën kundër terroristëve. Nëse Teherani, do të kishte dërguar trupa në Siri me kërkesë nga Moska ose Uashingtoni, natyrisht që duhet të priste lejen e tyre për t'u larguar, por kur një vend i pavarur si Irani, pa varësi nga një vend tjetër dhe me kërkesën e qeverisë legjitime të një vendi, po e ndihmon atë vend në luftën kundër terrorizmit, për t'i dhënë fund kësaj ndihme nuk pret leje nga ndonjë fuqi e jashtme . Ata që sot flasin për tërheqjen e Iranit nga Siria për shkak të fundit të ISIS-it, duhet të shpjegojnë pse po i ndërtojnë bazat e tyre ushtarake në rajon dhe pse nuk i japin fund pranisë së tyre ushtarake në vende të ndryshme? Për shembull, me fundin e talebanëve në Afganistan, përse SHBA-ja ende ka baza ushtarake dhe madje po i shton trupat amerikane në këtë vend? Është e qartë se këmbëngulja e disa qeverive rajonale dhe aktorëve jashtërajonalë për t’i dhënë fund pranisë së Iranit në Siri, është rezultat i frikës që ata kanë nga zgjerimi i ndikimi të Iranit në opinionin publik të botës islamike si fuqia e vetme efikase që luftoi terrorizmin dhe pengoi copëtimin dhe zhdukjen e vendeve të rajonit. Ky ndikim çoi në formimin e forcave të mobilizimit popullor në Irak, Siri dhe Jemen, dhe është e natyrshme që derisa këto forca popullore të jenë të pranishme, Perëndimi dhe shërbëtorë e tij diktatorë në rajon nuk do të jenë në gjendje të rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.