Faktorët e sigurisë së rajonit nga pikëpamja e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62500-faktorët_e_sigurisë_së_rajonit_nga_pikëpamja_e_iranit
Politika e Iranit në rajon është e bazuar në paqe, stabilitet dhe rend dhe republika islamike e Iranit mirëpret çdo politikë që konsiston në uljen e tensioneve dhe të konflikteve në rajon dhe padyshim do të angazhohet në këto politika, mirëpo rrënjët e destabilitetit dhe pasigurisë së rajonit duhen njohur më së miri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 05:18 Europe/Tirane
  • Faktorët e sigurisë së rajonit nga pikëpamja e Iranit

Politika e Iranit në rajon është e bazuar në paqe, stabilitet dhe rend dhe republika islamike e Iranit mirëpret çdo politikë që konsiston në uljen e tensioneve dhe të konflikteve në rajon dhe padyshim do të angazhohet në këto politika, mirëpo rrënjët e destabilitetit dhe pasigurisë së rajonit duhen njohur më së miri.

Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare, në një fjalim të mbajtur në seminarin ndërkombëtar me temë “ Procesi i armatimit dhe i sigurisë në Azinë perëndimore” takim që u zhvillua ditën e mërkurë në Teheran, pasi parashtroi pikëpamjet e Iranit mbi sfidat e sigurisë në Azinë perëndimore, foli mbi garën e armatimeve në rajon. Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka thënë se vendet e Azisë Perëndimore janë shndërruar në tregun më të madh të armatimit në botë dhe procesi i armatosjes së vendeve të këtij rajoni është shqetësues. Sejed Abas Eragçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot në seminarin ndërkombëtar "Procesi i armatimit dhe siguria rajonale në Azinë Perëndimore" i cili u zhvillua në Teheran, deklaroi: "Blerësit më të mëdhenj të armatimeve në Azinë Perëndimore janë Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia që këto armë kryesisht i blejnë nga Amerika. Interesimi i perëndimit për shitjen e armëve dhe interesat ekonomike të mëdha nga kjo tregti, mungesa e sigurisë dhe çështjet e brendshme të vendeve dhe shqetësimi i tyre nga e ardhmja, janë faktorët më kryesor që janë bërë shkak për krijimin e një konkurrente të madhe të armëve shumë të rënda mes vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore. Regjimi sionist posedon nga 85 deri 400 kapsula bërthamore. Ideja për Lindjen e Mesme pa armë bërthamore është paraqitur që nga vitet e 1970-ta ku Egjipti dhe Irani ishin themelues të kësaj ide, mirëpo megjithëkëtë pengesë kryesor në realizimin e kësaj ideje ishte regjimi sionist i cili nuk lejojë formimin e një rajoni të pastër nga armët bërthamore. Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e cila është formuar mbi parimin e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe nuk ekziston asnjë zëvendësim për marrëveshjen bërthamore në Lindjen e Mesme”. Këto fakte dhe prapaskenat e drejtuara prej Arabisë Saudite për destabilizimin e rajonit, tregojnë faktin se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist janë dy burimet kryesore të krizave dhe destabilizimit të rajonit. Një vështrim në zhvillimet e dy dekadave të fundit tregon se shumica e vendeve të Azisë Perëndimore të ndikuar nga të huajt kanë ndërmarrë hapa për të lëvizur drejt divergjencës dhe përçarjes në rajon, në vend që të fokusohen në çështjet e sigurisë të bazuara në nevojat reale të rajonit. Seti i këtyre sjelljeve ka shkaktuar mosbesim midis vendeve të rajonit dhe ka çuar në veprime ndërhyrëse të SHBA. Behzad Ahmadi, zëvendës drejtor i institutit hulumtues bashkëkohor të Teheranit, thotë: "Zhvillimet e fundit kanë krijuar ndryshimin e kahut të Shteteve të Bashkuara drejt një politike të jashtme selektive, për të zvogëluar përgjegjësitë e saj ndërkombëtare dhe për t'i transferuar tek aleatët në përputhje me përfitimet ekonomike." Kjo është në kushtet kur vendosja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon kërkon të respektohen tre parime kryesore që janë:

Parimi i parë është një kuptim gjithëpërfshirës dhe gjithanshëm i kërcënimeve të sigurisë.

Parimi i dytë është lëvizja drejt konvergjencës rajonale dhe të shmangja e qasjeve dhe mekanizmave të njëanshëm.

Parimi i tretë është planifikimi dhe programimi afatgjatë dhe strategjik.

Republika Islamike e Iranit në fushën e sigurisë beson në negociata dhe angazhimin kolektiv. Angazhimi trepalësh i Iranit, Rusisë dhe Turqisë në zgjidhjen e krizës siriane është një shembull i suksesshëm i këtij angazhimi, i cili tregoi se vendet e rajonit mund të përdorin mirë kapacitetet rajonale, pavarësisht dallimeve në pikëpamjet e tyre në disa fusha.