Irani dënon sulmin terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62518-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_kabul
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist në Kabul, i cili vrau dhe plagosi dhjetra civilë të pafajshëm si dhe forca afgane të policisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2017 15:07 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Kabul

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist në Kabul, i cili vrau dhe plagosi dhjetra civilë të pafajshëm si dhe forca afgane të policisë.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, gjithashtu shprehu solidaritetin  me qeverinë dhe popullin afgan dhe me familjet e viktimave të sulmit terrorist në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA,  një sulm kamikaz, që me sa duket ka synuar një mbledhje zyrtare në një zonë të kryeqytetit afgan, ka shkaktuar vdekje masive dhe lëndime. Së paku 11 njerëz janë vrarë dhe 40 janë plagosur në këtë sulm vetëvrasës në një tubim në Kabul, i cili u mbajt nga mbështetësit e Muhamed Atta Nur, guvernator i provincës Balkh të Afganistanit.