Irani reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm francez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62534-irani_reagon_ndaj_deklaratës_së_ministrit_të_jashtëm_francez
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Francës gjatë vizitës së tij në Riad i cili ka mbajtur qëndrime kundër Iranit ka thënë se Franca ndaj krizave dhe katastrofave njerëzore në lindjen e mesme mban qëndrime të njëanshme dhe seleksionuese.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2017 05:56 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm francez

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Francës gjatë vizitës së tij në Riad i cili ka mbajtur qëndrime kundër Iranit ka thënë se Franca ndaj krizave dhe katastrofave njerëzore në lindjen e mesme mban qëndrime të njëanshme dhe seleksionuese.

Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës, ka thënë se për fat të keq Franca mban qëndrime të njëanshme dhe selektive mbi krizat dhe katastrofat e rajonit të lindjes së Mesme dhe nuk dëshiron përmirësimin e gjendjes në këtë rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se shitja e armëve vdekjeprurëse për disa vende të rajonit, armë të cilat përdoren për vrasjen e njerëzve të pafajshëm të rajonit si vrasja e popullit jemenas dhe mbështetja e tyre për Arabinë saudite dhe disa nga vendet e rajonit, u jep këtyre vendeve akoma më shumë guxim për të destabilizuar rajonin dhe kjo jo vetëm që përkeqëson situatën në rajon por edhe situatën e sigurisë dhe të stabilitetit në botë. Gjendja aktuale në rajon ka nevojë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe për ndihma në luftën kundër terrorizmit dhe për këtë është e nevojshme që të kryhen bisedime dhe negociata reale.