Në Iran organizohen ceremonitë e zimbajtjes me rastin e 28 safarit
Ceremonitë e zimbajtjes me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe përvjetorit të martirizimit të Imam Hasan (a.s.), u organizuan në qytete të ndryshme të Iranit me pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve myslimanë.
Sot, e premte më 28 safar të vitit 1439 hixhri kameri që përkon me 17 nëntor të vitit 2017, është përvjetori i vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe përvjetori i martirizimit të Imam Hasan Muxhteba (a.s.). I gjithë Irani Islamik sot është i veshur në të zi dhe populli besimtar dhe dashamirës i Ehli Bejtit (a.s.) është zhytur në zi me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe përvjetorit të martirizimit të Imam Hasanit (a.s.). Mauzoleu i Imam Reza (a.s.), imamit të tretë të myslimanët shiitë në qytetin Mashhad dhe mauzoleu i Hazretit Ma’sume (s.a.) në qytetin Kum, me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit s.a.v.s. dhe të martirizimit të Imam Hasanit (a.s.), janë të mbushur me besimtarë zimbajtës. Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. deri para vdekjes së tij në vitin 11 hixhri kameri, të gjithë jetën e tij ia kushtoi predikimit të fesë Islame dhe përhapjes së njohurive dhe dispozitave islame për udhëzimin e njerëzve në mënyrë më të mirë. Imam Hasan Muxhteba (a.s.) më 28 safar të vitit 50 hixhri kameri në moshën 47 vjeçare, me urdhër të Muavije bin Sufjen u helmua nga bashkëshortja e tij dhe u martirizua.