Teherani paralajmëron Riadin
Teherani ka paralajmëruar Riadin kundër vazhdimit të lojës retorike ndaj Iranit dhe politikat e tij përçarëse në rajon një ditë pasi Ministri i Jashtëm saudit, edhe njëherë e ka sulmuar Iranin me një shpërthim akuzash të pabaza kundër Republikës Islamike.
Duke folur për Reuters, Ministri i Jashtëm Saudit Adel al-Xhubeir tha të enjten se veprimet e Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme ishin përgjigje ndaj asaj që ai e quajti "agresion iranian". Duke ju përgjigjur këtyre deklaratave, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi kritikoi "veprimet shumë destruktive" të regjimit saudit në rajon, duke thënë se regjimi i Riadit nuk mund të shmangë përgjegjësinë e tij për politikat e gabuara e të papërgjegjshme saudite duke fajësuar të tjerët dhe duke marrë gjeste politike. Kasemi paralajmëroi Riadin kundër vazhdimit të retorikës së tij të gjatë kundër Iranit, si dhe të lëvizjeve destabilizuese dhe përçarëse në rajon. “Vendet e rajonit nuk kanë parë ndonjë veprim pozitiv nga ana e qeverisë saudite gjatë disa viteve të fundit”, shtoi ai. Zyrtari iranian më tej tha se Arabia Saudite shkel të drejtat e njeriut, përpiqet të mbjellë përçarje midis vendeve arabe dhe myslimane, duke përsëritur dhe propaganduar akuza të pabaza dhe duke vendosur bllokada ekonomike ndaj fqinjëve të saj. Për më tepër, tha Kasemi, Riadi ka kërcënuar vendet e tjera për të transferuar luftën në tokën e tyre, ka detyruar zyrtarët e vendeve të tjera të japin dorëheqjen duke shkelur dinjitetin e tyre, ka ndërhyrë në punët e të tjerëve për të sjellë destabilizim dhe është përpjekur të sabotojë marrëveshjet ndërkombëtare. "Këto politika dërgojnë një paralajmërim serioz për të gjithë rajonin dhe botën dhe duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur", pohoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.