Amerika të dënojë komplotin e Arabisë Saudite për të sulmuar Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62598-amerika_të_dënojë_komplotin_e_arabisë_saudite_për_të_sulmuar_iranin
Rrjeti informativ i Katarit, Al Jazeera, njoftoi se një kongresmen amerikan i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dënojnë komplotin e Arabisë Saudite për sulm kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2017 14:17 Europe/Tirane
  • Amerika të dënojë komplotin e Arabisë Saudite për të sulmuar Iranin

Rrjeti informativ i Katarit, Al Jazeera, njoftoi se një kongresmen amerikan i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dënojnë komplotin e Arabisë Saudite për sulm kundër Iranit.

"Shtetet e Bashkuara duhet ta dënojnë këtë komplot," tha anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Ro Khanna, duke iu përgjigjur një pyetjeje përsa i përket komplotit të Arabisë Saudite për të sulmuar Iranin. "Ne nuk duhet të shkojmë në mbrojtje të tyre nëse ata kryejnë një sulm ndaj Iranit", shtoi ai. "Do të ishte absolutisht marrëzi për princin e kurorës së Arabisë Saudite nëse fillon një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin, "përsëriti ky ligjvënës amerikan. Në deklaratat e tij, Khanna ju referua edhe krimeve të luftës në Jemen, duke thënë: "Sot besoj se po ndihmojmë Arabinë Saudite në kryerjen e krimeve të luftës në Jemen". Grupet e të drejtave të njeriut shpesh kanë akuzuar koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite për shkeljen e të drejtave themelore të civilëve jemenas, pasi koalicioni ka bombarduar shumë objekte civile, duke përfshirë shkollat, fabrikat, spitalet dhe qendrat që drejtohen nga organizatat humanitare. Përdorimi i armëve të ndaluara, të tilla si bomba thërrmuese dhe bomba me fosfor, dhe shkatërrimi i objekteve civile në Jemen, bëri që OKB të vendoste emrin e Arabisë Saudite në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve, megjithëse emri i Arabisë Saudite u hoq nga kjo listë pas më pak se 72 orë, për shkak të presioneve të sundimtarëve sauditë .