Velajati: Macron të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit
(last modified Sat, 18 Nov 2017 19:00:36 GMT )
Nëntor 18, 2017 20:00 Europe/Tirane
  • Velajati: Macron të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit

Një zyrtar i lartë iranian e ka këshilluar Presidentin francez Emmanuel Macron të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit, duke përfshirë çështje strategjike të tilla si programi i mbrojtjes raketore iraniane.

Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, e bëri këtë deklaratë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, pasi Macron tha se programi i raketave balistike të Iranit duhet "të kufizohej". Velajati tha: "Nuk është në interesin e zotit Macron dhe të Francës që të ndërhyjnë në çështjen e raketave dhe në çështjet strategjike të Republikës Islamike, për të cilën ne jemi shumë të ndjeshëm". "Ndërhyrja e tillë nuk do të ketë efekt tjetër, përveç reduktimit të kredibilitetit të qeverisë franceze në syrin e Iranit", tha Velajati. "Si shqetësohet z. Macron nga çështja e raketave? Kush është ai që të ndërhyjë në këtë çështje?" shtroi pyetjen z. Velajati duke shtuar: “Irani nuk do të kërkojë leje nga askush që të ketë ose jo raketa, ose të caktojë se çfarë rreze veprimi të kenë raketat e tij”. Velajati tha se Irani do të thoshte ‘jo’ të prerë për çdo propozim për të hyrë në negociata për programin e tij të raketave. Në një vizitë në 11 nëntor në Arabinë Saudite, Macron kishte thënë se ishte "shumë i shqetësuar" për programin e raketave balistike të Iranit, duke shtuar "Duhet të fillojmë negociatat mbi raketat balistike të Iranit".

 

Tags