Larixhani viziton zonat e prekura nga tërmeti në Kermanshah
Nëntor 19, 2017 08:05 Europe/Tirane
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, ka shkuar në provincën Kermanshah për të vizituar nga afër zonat e prekura nga tërmeti 7.3 ballësh i shkallës Rihter.
Më 12 nëntor, një tërmet 7.3 ballësh i ndjekur nga mbi 200 tërmete të tjera pasuese, ka marrë jetën e 436 personave dhe ka lënduar mbi 10 mijë të tjerë në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka vizituar provincën Kermanshah për të vëzhguar nga afër masat e marrë për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Në këtë vizitë, kryetari Larixhani shoqërohet nga ministri i naftës Bizhan Namdar Zangane dhe nga Masud Karbasian ministër i ekonomisë dhe i financave.
Tags