Larixhani: Thyerja e ISIS krijon siguri dhe stabilitet për botën
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit theksoi se eliminimi i grupit terrorist ISIS që u realizua në bashkëpunim të Iranit dhe me qëndresën dhe rezistencën e popullit të Irakut dhe Sirisë, për të gjithë botën dhe sidomos për rajonin e Lindjes së Mesme, krijon siguri dhe stabilitet.
Z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në një intervistë për agjencinë IRNA, deklaroi: "Veprimet që janë bërë gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Iranit në luftën kundër terrorizmit, u kanë dhënë goditje shumë të rënda terroristëve. Fitoret e fundit në luftën kundër grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak, konsiderohen sukses i madh për Iranin. Gati gjashtë vite u bënë prej kur Republika Islamike e Iranit ka bartë përgjegjësinë e luftës kundër terroristëve të ISIS dhe në disa periudha edhe në mënyrë të vetme dhe në fillim shumë vende kundërshtonin këtë çështje, mirëpo sot të gjithë e pranojnë se Irani kishte një rol pionier në avancimin e luftës kundër terrorizmit".