Takimi i Sucit: Hapa pas shkatërrimit të ISIS
Në Suci të Rusisë do të takohen presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë të cilët do të diskutojnë mbi hapat që duhen marrë pas shkatërrimit të ISIS në Siri.
Takimi i Sucit është i rëndësishëm për faktin se ai organizohet menjëherë pas shkatërrimit të ISIS në Irak dhe në Siri. Pra në këtë takim do të diskutohet situata e rajonit por pa grupin terrorist ISIS. Gjatë takimit të Sucit presidenti rus njoftoi se 98% e territorit sirian është nën kontrollin e forcave të armatosura të vendit dhe se fitorja ndaj terroristëve është shumë afër. Presidenti rus Vladimir Putin e bëri këtë deklaratë të martën gjatë një takimi me presidentin sirian në qytetin Suçi, ku presidentët kanë diskutuar çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht çështjen siriane. Duke vënë në dukje fitoren e qeverisë siriane ndaj terroristëve, presidentët e Rusisë dhe Sirisë theksuan se Siria e arriti këtë fitore me shumë sakrifica. Nga ana e tij, Putini tha se celulat terroriste ende ekzistojnë në disa pjesë të Sirisë, por terroristët do të shkatërrohen përfundimisht nga goditjet e forcës ajrore ruse, të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj. Mikpritja e Putin për presidentin e Sirisë para fillimit të takimit të krerëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri i cili do të zhvillohet sot (të mërkurën) në qytetin Suçi të Rusisë, është shumë e rëndësishme. Presidenti i Rusisë në këtë takim ka vlerësuar përpjekjet e presidentit të Sirisë për shpëtimin e vendit të tij nga terroristët. Kjo është vizita e dytë e presidentit të Sirisë në Rusi që nga fillimi i krizës së Sirisë në marsin e vitit 2011 e deri më tani. Më parë Bashar Asad në tetor të vitit 2015 ka shkuar në Rusi. Putin duke marrë parasysh këtë fakt se qeveria e Sirisë ka nën kontroll shumicën e territorit të Sirisë dhe grupi terrorist ndodhet në një gjendje të trazuar, i ka thënë Asad se synon të reduktojë praninë ushtarake të Rusisë në Siri. Presidenti i Rusisë në këtë takim ka vlerësuar bashkëpunimin e Bashar Asad me palët që bëjnë përpjekje për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Siri. Burimet zyrtare të Kremlinit kanë thënë se Putin në takim me Asad e ka uruar atë për sukseset e shënuara në luftën kundër terrorizmit. Palët në këtë takim kanë biseduar gjerësisht në lidhje me procesin politik të zgjidhjes së krizës në Siri. Burimet zyrtare të Kremlinit duke cituar presidentin e Rusisë, kanë thënë se Siria në luftën kundër terrorizmit i është afruar fazës përfundimtare. Pallati i Kremlinit gjithashtu ka deklaruar se Bashar Asad në takim me Putin, ka falënderuar edhe ministrin e mbrojtjes dhe shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Rusisë për mbështetjen që i kanë dhënë Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Putin në këtë takim ka thënë: "Aktualisht çështja e rëndësishme është transferimi në procesin politik në Siri dhe Rusia po bashkëpunon me të gjitha palët. Bashar Asad thekson se luftën kundër terrorizmit në Siri do ta vazhdojë deri në fund". Presidenti i Rusisë në këtë takim gjithashtu ka deklaruar se do të bisedojë me emirin e Katarit, me presidentin e Amerikës dhe me krerët e tjerë të rajonit në lidhje me krizën e Sirisë. Nga ana e tij Bashar Asad në këtë takim ka deklaruar: "Operacionet ushtarake të Rusisë në mbështetje ndaj ushtrisë së Sirisë në luftën kundër terrorizmit, kanë shënuar suksese të mëdha në të gjitha nivelet. Fitoret e arritura në luftën kundër terroristëve janë bërë shkak që të çojnë përpara procesin e zgjidhjes së krizës në Siri. Siria mbështet çfarëdo përpjekje politike, sidomos pas thyerjes së terroristëve dhe faktorët lokalë dhe ndërkombëtarë mund të mbështesin këtë proces. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo palë që dëshiron zgjidhjen politike të krizës në Siri". Vlen të theksohet se takimi mes presidentëve të Sirisë dhe Rusisë ka zgjatur 4 orë.