36 persona lëndohen nga dy tërmete në qytetin Boruxherd të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62933-36_persona_lëndohen_nga_dy_tërmete_në_qytetin_boruxherd_të_iranit
Drejtori i përgjithshëm i departamentit për administrimin e krizave në provincën Lorestan në perëndim të Iranit deklaroi se nga dy tërmete që kanë rënë në qytetin Boruxherd, janë lënduar 36 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2017 08:42 Europe/Tirane
  • 36 persona lëndohen nga dy tërmete në qytetin Boruxherd të Iranit

Drejtori i përgjithshëm i departamentit për administrimin e krizave në provincën Lorestan në perëndim të Iranit deklaroi se nga dy tërmete që kanë rënë në qytetin Boruxherd, janë lënduar 36 persona.

Tërmetet ishin 4.3 dhe 3.2 ballë të shkallës Richter që kanë ndodhur të premten në qytetin Boruxherd të Iranit. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Reza Arjaji shtoi se si pasojë e këtyre dy tërmeteve janë lënduar 34 persona të cilët pas marrjes së shërbimeve mjekësore, janë në gjendje të mirë dhe janë liruar nga spitali dhe vetëm dy persona ndodhen akoma në spital. Këto dy tërmete kanë shkaktuar dëme materiale te shtëpitë dhe objektet në këtë qytet dhe në fshatra për rreth.